Andrej Ilić, është risia e Serbisë për ndeshjet kualifikuese të botërorit, ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Sulmuesi i Union Berlin dha mendimin e tij, në një intervistë të dhënë për faqen e federatës.

“Kjo është një mundësi e rëndësishme. Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë dhe kjo mund të jetë e tillë gjithashtu. Në një aspekt, derbit rajonal janë ndeshje të mbushura me energji, ku duhet të hysh në fushë me vendosmëri, por edhe me besimin për të fituar.

Në luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe në lojë janë shumë gjëra. Unë jam krenar që jam pjesë e ekipit tonë përfaqësues, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviç, Vlahoviç, Joviç dhe të gjitha këta emra të mëdhenj”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb