Teknuiku i Aston Villa-s, Unai Emery doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bolognas në Europa League.
“Ne e respektojmë konkurrencën dhe Bolonjën. Ua kam thënë tashmë djemve, kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bolonja mundi Romën, dhe Italiano është një trajner që ka luajtur në tre finale vitet e fundit”.
“Ai është shumë i mirë në përgatitjen për ndeshje vendimtare, dhe ka luajtur në dy finale të Conference në Firence dhe ka fituar Kupën e Italisë në Bolonjë, në një klub që kështu ka kulmuar një udhëtim të filluar nën drejtimin e Thiago Motta-s, duke fituar një trofe dhe duke fituar më shumë besim. Italiano ka të drejtë, shanset për të avancuar janë 50/50”.
