Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Flamurtarit.

“Një ndeshje shumë interesante, shumë e vështirë, shumë e fortë. Flamurtari është një skuadër e mirë, ne kemi shumë respekt. Por si gjithmonë, ne jemi Elbasani dhe do provojmë të luajmë një futboll të bukur dhe do bëjmë maksimumin në fushë”.

“Sigurisht që jemi të lumtur për fitoren e fundit, por Tirana tani është një ndeshje e kaluar dhe nuk do flasim shumë. Jam i kënaqur me lojtarët, por tani mendojmë vetëm për Flamurtarin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb