Neofytos Michael, portieri i Pafos doli në konferencë para ndeshjes ndaj Juventusit në Champions.

“Ne duhet të qëndrojmë besnikë ndaj vetes: të organizuar, të guximshëm, të disiplinuar. Sigurisht, në Torino duhet të jemi edhe më kompaktë, veçanërisht në minutat e para.

Juventusi është gjithmonë Juventus. Është një ekip që e kam parë dhe admiruar që nga fëmijëria. Trajneri i ri sjell energji dhe ide, kështu që presim një ekip shumë agresiv dhe të motivuar.”

“Një barazim jashtë fushe në Torino është gjithmonë një rezultat i mirë. Por ne nuk shkojmë atje për të luajtur për një barazim”, tha Michael.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb