Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Juventusit, takim ky i vlefshëm për fazën play off të Champions.
“Objektivi ynë ishte të arrinim në raundin e 16-shes, dhe të qenit në gjendje ta bënim këtë përmes fazës play-off është një mundësi e madhe. Falë mbështetjes së tifozëve tanë, ne mund ta mposhtim Juven”.
“E dimë që po përballemi me një ekip të fortë. Ata janë përmirësuar shumë nën drejtimin e Spallettit”, tha trajneri turk në një konferencë për shtyp. “Ata kanë luajtur shumë kohët e fundit, por kanë qenë edhe të pafat. Kemi dy ndeshje përpara dhe duhet t’i luajmë ato në mënyrë të barabartë. E dimë që kualifikimi nuk do të vendoset në një ndeshje të vetme, por kemi avantazhin që luajmë në shtëpi dhe duam ta shfrytëzojmë sa më shumë përpara ndeshjes së kthimit”.
Pastaj, duke folur për Gazzetta dello Sport, Okan Buruk i dha një mesazh transferimi Calhanoglu dhe Interit. “E njoh Hakanin prej pesëmbëdhjetë vitesh, ai është tifoz i Galatasarayt dhe tifozët tanë do të donin shumë që ai të vinte këtu. Le të themi vetëm… po e presim me krahë hapur”.
Për Icardin, i cili ishte lidhur me bardheznjtë gjatë afatit kalimtar të dimrit: “Tifozët e Galatasarayt e duan atë, ai donte të qëndronte, ishte vërtet e pamundur që ai të largohej”.
