Ndeshja ndaj Kairat Almaty në Champions, Alonso: Nuk nënvlerësojmë askënd, japim maksimumin

29 Shtator, 2025 19:21

Re

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Tekniku i Real Madrid, Alonso iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Kairat Almaty në Champions.

“Qoftë në fitore apo humbje, ndjenjat duhet të zgjasin vetëm njëzet e katër orë. Pastaj vjen analiza. Nuk ishte vetëm çështje qëndrimi, por edhe ritmi, taktika: elemente të lojës. Analizën e kemi bërë dhe do ta përdorim”, ka thënë ai.

Sipas tij, skuadra është ende në proces ndërtimi dhe se huumbja ndaj Atletico duhet parë si pjesë e rrugëtimit.
“Ndonjëherë, për të bërë një hap para, duhet të bësh dy pas. Na ka dhembur, por tashmë jemi në formatin e Champions League”, ka thënë ai.

Tekniku spanjoll e ka konsideruar jetike marrjen e pikëve jashtë fushe, pavarësisht kundërshtarit apo distancës së gjatë të udhëtimit.
“Ndeshja është thjesht një tjetër ndeshje. Nuk ka justifikime. Ne duam të fitojmë kudo që luajmë”, ka thënë Alonso.

Sipas tij, nga Kazakistani duhet dalur me fitore dhe ai është optimist.
“Personi më i zgjuar është ai që përshtatet më mirë. Është e rëndësishme të fillojmë mirë dhe duam të marrim pikë jashtë fushe”,- tha Alonso.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©