Tekniku i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Laçit.

“Përpara kemi një ndeshje që do të jetë e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat vijnë nga një moment pozitiv. Ne kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, duke qenë se vijmë pas tri fitoreve radhazi, ashtu si edhe Laçi, që nuk është mbrapa, duke parë se ka grumbulluar shtatë pikë.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar në maksimum. Ne do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë, por duhet të kemi gjithashtu kujdes me ekuilibrat në prapavijë, sepse Laçi është një skuadër që del mirë në tranzicion.

“Këtë javë kemi pasur një proces stërvitor gjatë të cilit nuk e kemi pasur të gjithë grupin në dispozicion, për shkak të disa dëmtimeve dhe shqetësimeve muskulore. Megjithatë, besoj se me kontingjentin tashmë të zgjeruar që kemi në dispozicion do të jemi të kompletuar.
“Një grup më i zgjeruar na jep mundësinë që t’i rikuperojmë siç duhet lojtarët që nuk do të jenë të pranishëm, ashtu siç na krijon mundësinë të bëjmë edhe rotacion për ndonjë lojtar që nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb