PSG do të kërkojë fitoren, në ndeshjen e kampionatit ndaj Marseille. Para takimit, doli në konferencë trajneri i parisienëve, Luis Enrique.
“Ajo që mund të them është se Marseille ka një stil loje sulmues, i cili mua më pëlqen shumë. Ata kanë një trajner shumë të mirë dhe disa lojtarë, të cilët i vlerësoj shumë.
Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe në takimin tonë të fundit ata treguan se mund të na vendosnin shumë në vështirësi”, tha Luis Enrique.
