Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë para ndeshjes me Partizanin.

Luajmë me Partizanin një ndeshje që do të dhurojë emocione të bukura për të gjithë. Një sfidë që i ngjason një mini “Final-4”.

Do të kemi 3 mungesa të rëndësishme. Frenk, Xhemajli dhe Gjata nuk do të jenë të gatshëm, por unë kam besim tek grupi dhe do t’ia dalin më së miri të mbulojnë mungesat.

Unë gjithmonë i kam përgatitur ndeshjet për të fituar 3 pikët, por edhe barazimi do të na shërbente për të ruajtur distancën. Në fushë luajmë për 90-të minuta dhe nuk ka asnjë sfidë personale me askënd, të gjithë jashtë fushe jemi miq me njëri – tjetrin.

Sa i takon formacionit, kam spostuar Aleksin. Është diçka që do e provoj, por ende asgjë përfundimisht. Jemi në vendin e parë me meritë. Kemi bërë lojtë të mirë gjë e cila na ka sjellë edhe rezultatet. Me të thënë të drejtën tentojmë të dy trofetë dhe ne kemi marrë mbi super edhe lodhjen që mund të kemi tani në fund të sezonit. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet deri në fund” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: