Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, përmes një lidhje Skype për Sport Neës në Neës24, u shpreh se kjo është ndeshje për tifozët, ata përjetojnë më shumë emocione se ne të tjerët.
Ndërsa në aspektin sportiv, Rraklli pohoi se për objektivat që ka Kombëtarja, duhet patjetër fitorja, që vlen në shumë aspekte.
“Kjo sfidë më shumë përjetohet për tifozët. Më thotë një miku im që pse spo vjen të shohim sfidën me Serbinë? I them se kësaj here duhen tifozët në stadium, unë do ta ndjek nga tv.
Droni i prishi të gjitha në Beograd në sfidën e parë, por mënyra se si u soll publiku serb, nuk mund të ndodh edhe mes armiqsh, pasi ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ndërsa ne e treguam krejt ndryshe organizimin, vetëm ekipi u tregua më i butë në fushën e lojës dhe humbëm.
Të gjithë duhet të mendojmë tani se si të fitojmë, pasi fitojmë në të gjitha aspektet. E para na duhet për kualifikimin, sepse po e humbëm atë ndeshje, zbehen shumë shanset. Barazimi nuk do të ishte fundi i botës, por nëse pretendojmë, duhet vetëm fitore dhe djemtë duhet ta tregojnë në fushë urinë për sukses” – u shpreh Rraklli.
(BalkanWeb)
