Të shtunën në Tiranë luhet ndeshja Shqipëri-Serbi, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Zëdhënësja e FSHF-së, Lenida Halilaj iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Endri Xhafo, në emisionin Log., në News 24.

“Ne kemi shumë kohë që përgatitemi. Kam fituar imunitet, ne ndeshjet nuk po i shikojmë si tifozë, pasi jemi në punë. Kemi një synim shumë të madh, mund  të jetë një gur themeli shumë i mirë për rrugëtimin tonë”.

Mentaliteti i Sylvinhos- Ai është i ekuilibruar. Në raste të tilla, duhet të përgatisësh ndeshjen, në bazë të kundërshtarit.

Me Serbinë duhen gjetur ato pikat ku ne mund të depërtojmë. Thuhet se në futboll, mesfusha ta fiton ndeshjen” – Tha Halilaj.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb