Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vorës.
“Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar ndeshjen e nesërme.
Duhet që ndeshjen e nesërme ta zhvillojmë me përqëndrim të madh pasi nesër është “kockë e fortë”, vendoset mirë dhe lufton shumë, i kemi analizuar futbollistët besoj jemi të përgatitur, shpresoj të shoh një grup të bashkuar, duhet ta nxjerrim skuadrën nga kjo situatë, kam besim.
Besoj fuqishëm mbështetem te potenciali I grupit, të kthehet skuadra te identiteti i saj. Janë të gjjithë të gatshëm, për mua të gjithë janë startues, ata që do jenë në stol të jenë të gatshëm. Duhet ende kohë që të futet filozofia e një trajneri te një grup nuk po e them për justifikim, por e dimë sa e vështirë është të heqësh gjërat e vjetra dhe të vendosësh idetë e reja, pasi nuk kemi kohë për të humbur.
Në këtë moment pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh, luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër. Pash një skuadër kompakte që lufton si grup, do marrim masat për të goditur pikat e tyre, nuk do të jetë e lehtë. Presioni është privilegj, na ngre më lart, kemi gjithçka në dorë, shpresoj të rikthejmë buzëqeshjen sa më shpejt te tifozët tanë, duhet të menaxhojmë grupin dhe presionin, nëse fitojmë do të jemi të lumtur dhe bashkuar për të vazhduar. I futem kësaj situate me besim të plotë te puna të angazhimi, te kualiteti i grupit”, përfundoi ai.
