Iish-futbollisti i kombëtares shqiptare Salvador Kaçaj, tha se nuk do të mund ta shohë ndeshjen Shqipëri-Çeki, në stadium, pasi Federata Shqiptare nuk i jep biletë. Në studion e News24, Kaçaj tha se si lojtar të Kombëtares nuk i japin bileta duke shtuar se “është i persekutuar”.

Megjithatë ai thekson se nuk është rasti i vetëm, pasi nuk jepen për askënd.

“Asnjë biletë, asnjë qasje”, tha Kaçaj.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti u shpreh se pikësynim për këtë ndeshje duhet të jetë porta e paprekur. Ai shtoi se uron që lojtarët të mos kenë eufori kur të zbresin në fushë kundër kombëtares çeke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb