Trajneri i Milanit, Allegri bëri vlerësimin e tij para takimit ndaj Napolit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
“Youssouf është plotësisht i disponueshëm, por sa i përket Rafës, do ta shohim pas stërvitjes. Do të përballemi me një skuadër si Napoli që është e tërbuar pas dy humbjeve të fundit, do të jetë një ndeshje e bukur dhe e vështirë”.
“Nesër është një ndeshje ndryshe, është një ndeshje e vetme ku qëllimi është të arrijmë në finale. Napoli është një ekip shumë i fortë. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar dhe e vështirë”.
Pavarësisht zgjedhjeve të tyre taktike, ata janë një ekip shumë i fortë, i shpejtë dhe fizik. Megjithatë, do të jetë një ndeshje e vetme, shumë e ndryshme nga ajo që luajtëm në ligë. Do të jetë një ndeshje e mirë, sepse ata kanë disa lojtarë shumë të mirë në fushë”.
