Për herë të parë Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë organizon aktivitetin më të madh të MMA në Shqipëri, në datën 20 gusht në qëndër të Qytetit  të Durrësit pranë Bashkisë.

Risia e AFC-9 është ndeshja kryesore profesioniste 3 raunde nga 5 minuta mess Leon Krajacic nga Kroacia, i cili ka një rekord 3-3, kundër sportistit të talentuar kuqezi Marco Doda.

Rezultati i Doës është 1-0 për peshën -84 kg. Të pranishmit në aktivitet do të jenë mbështetje për përfaqësuesin e Shqipërisë. Në Semi Pro 3 raunde nga 3 minuta do të ndeshet Migen Pepa kundër kroatit Nikola Jankovic.

Mma 2

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: