Deputetja Monika Kryemadhi ka denoncuar drejtoreshën e gjimnazit profesional në Tiranë, “Gjergj Canco”, e cila sipas saj ka ndëshkuar të gjithë klasën me notë të ulët dhe presion psikologjik, pasi disa prej nxënësve marrë pjesë në një aktivitet politik të Partisë së Lirisë.

Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, tha se ditën e premte disa nga nxënësit e këtij gjimnazi, pas orës së mësimit kanë qenë në një takim me përfaqësues të PL. Ndërkohë ditën e martë kur dhe është transmetuar ky takim, sipas saj, drejtoresha e shkollës u ka bërë presion dhe u ka ulur notën.

Monika Kryemadhi tha se për këtë shqetësim, të cilin e krahason me ndëshkimet kolektive të kohës së Enver Hoxhës, ka komunikuar edhe me ministren e arsimit, ndërsa të në ditët në vijim do t’i drejtohet edhe me një shkresë zyrtare.

“Ne pasditen e të enjtes kemi bërë një takim me gjimnazistë të shkollës profesionale “Gjergj Canco”. Për arsye teknike ky takim është transmetuar ditën e martë paradite.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Hejdie Gjoni, më ka habitur presioni psikologjik që ka ushtruar tek nxënësit, në mënyrën më të tmerrshme duke i vendosur nxënësit para presionit, edhe pse ata kanë qenë në klasë të martën, se kanë qenë në provim. Kjo më është dëshmuar nga vetë nxënësit, madje e kam të dëshmua edhe nga notat që janë vënë në regjistër.

Pas orës së mësimit nuk ka të drejtë të ndalojë takimet, nëse vijojnë të papërgatitur mund t’i ndëshkojë me votë, por jo sepse shfaqen në krahë të Ilir Metës.

Kam komunikuar edhe me ministren, dhe ditën e martë do të drejtohem edhe me një shkresë zyrtare. Ky është dënim kolektiv. Nëse Enver Hoxha, kur dikush arratisej nga shtëpia, e vuante gjithë farefisi, ndërsa sot nëse tre apo katër nxënës që merren me këtë gjë, ndëshkohet e gjithë klasa.

Do doja t’i bëja një vetting kësaj drejtoreshës, por për mua është një kopje e shëmtuar që e përdor pushtetin e saj si drejtoreshë. I bëj thirrje edhe drejtoreshës së gjimnazit Abdulla Ketës, të jenë shumë të kujdesshme sepse sytë i kemi gati, dhe po shohim si funksionojnë drejtoreshat në Tiranë. E kuptoj presionin, por mendoj se është primitive dhe do t’u kthehet në armiqësi individuale sidomos mes adoleshentëve. Për të njëjtën gjë mund të kërcënonte dhe nxënësit që kanë qenë në takim me ministren Bora Muzhaqi”, tha ajo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb