Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Oponencë”, e ka cilësuar çështjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK, me një efekt si zbulim shkencor për shoqërinë.
Ngjela tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri që në një çështje të tillë të përfshihet dhe kryeministri.
Spartak Ngjela: Berisha në SPAK, kjo do na krijojë një efekt njësoj si një zbulim shkencor që I jep shoqërisë zhvillim, ndëshkimi I 21 janarit me kryeministrin, nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Ky nuk është i vetëm, ka marrë 2-3 kryeministra.
Cfarë krijon kjo? SPAK nuk e drejtojmë ne, janë ekspertë amerikanë. Nuk flet kot presidenti amerikan, do tja heqim Shqipërisë korrupsionin, ishte tezë e presidentit Trump. Aleanca shqiptaro-amerikane nuk mund të prishet, Beogradi apo Rusia. Ka një muaj që nuk e përmendin më Kosovën, më herët thonin përherë që do ta marrim. Konflikti midis Moskës dhe Uashingtonit është në interesin tonë.
