Finalizohet operacioni policor i koduar “Safe” në Tiranë, ku u bë arrestimi i një 62-vjeçari të dyshuar për ndezje zjarri në një zonë të mbrojtur natyrore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë ndërhyrë pas një njoftimi për zjarr në fshatin Bulcesh, pranë digës së Liqeni i Bovillës, zonë që ndodhet brenda kufijve të Parku Kombëtar i Dajtit.

Nga veprimet hetimore dhe operacionale, policia ka identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin M. I., 62 vjeç, i dyshuar se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në masivin pyjor të parkut.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor të koduar “Safe”. Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përfshirjen e masivit pyjor të parkut, arrestohet 62-vjeçari.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas rastit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. I., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: