Giulio Burattini, 36 vjeç, u plagos për vdekje në sy të babait të tij, ndërsa të dy kishin dale për gjueti pranë një rezervatit natyror në rajonin e Toskanës në Itali të mërkurën e kaluar. Giulio kishte gjuajtur një derr të egër, i cili ishte rrëzuar në tokë, por për habinë e tij, derri nuk kishte ngordhur dhe e kafshoi në majën e këmbës së tij të djathtë, duke i prerë arterien femorale nga e cila më pas edhe vdiq.

Mesazhi i tij i fundit ishte një thirrje e dëshpëruar për ndihmë  drejtuar miqve të tij përmes radio-marrëse: ‘Ndihmë, më ndihmoni po vdes’.

Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës shkuan në pyll për ti dhënë ndihmën e parë 36-vjeç-arit, por ai kishte humbur shumë gjak dhe vdiq para syve të babait të tij  me profesion veteriner, i cili ndodhej i tronditur.

Zyra e prokurorit publik të Grosseto-s në Itali nuk pranoi të hetonte rastin, duke cilësuar se aksidenti ishte shkaktuar nga një kafshë e egër dhe se nuk kishte asnjë implikim kriminal të përfshirë në vdekjen e Burattini-t. Sipas media-ve lokale Italiane, Giulio, një gjuetar me përvojë, ishte  në pyll me të atin kur dyshja panë një derr të egër të mërkurën pasdite. Thuhet se Giulio gjuajti me armë  kafshën, e cila ra  në tokë, por u sulmua kur shkoi për të kontrolluar.

Mësohet se ai kishte humbur shumë gjak nga plagët e thella të shkaktuara nga derri dhe vdiq para se mjekët të mbërrinin tek ai. Giulio Burattini ka lënë pas një grua dhe një vajzë 7-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb