Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, çelën në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, fushatën e bamirësisë në ndihmë të 6500 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë. Kryetari i komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu tha se prej 10 vitesh po bëhet e mundur aplikimi i këtij projekti të rëndësishëm për familjet në nevojë përgjatë muajit të begatë të Ramazanit.
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu-KMSH në bashkëpunim me qendrën humanitare të Arabisë Saudite prej 10 vjet radhazi kanë bashkëpunuar ndihmuar familjet në nevojë. Edhe këtë vit me 6500 familje do të gëzohen me këtë ndihmë të ardhura nga miqtë tanë nga Arabia Saudite. Pavarësisht që KMSH gjithmonë ka synuar me natyrën e vet humanitare për të shkuar në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë dhe meqë jemi ën prag të ramazanit ndihmat e kësaj natyre janë tepër të domosdoshme dhe ne duhet të zgjasim dorën e solidaritetit për çdo njeri që ka nevojë për këtë ndihmë.
Nga ky projekt pritet të përfitojnë 39 mijë persona. Rruga e vetme për ngritjen e marrëdhënieve të ngrohta ndërmjet popujve është rruga e bamirësisë, dhembshurisë dhe solidaritetit me njëri-tjetrin sa herë që këto kanë nevojë dhe mbështetje për njëri-tjetrin. Fushata, ashtu si çdo vit tjetër, konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 45 kg ushqime secila, do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së në 35 rrethe të vendit, më pas, këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.
