I ndaluari Eris Mehmeti ka dhënë dëshminë para oficerëve të policisë ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë më 27 Prill.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton për BW, se Mehmeti ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës.  Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb