Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani ka treguar pothuajse gjithçka për jetën e tij. Në një intervistë për faqen zyrtare të Serie A, Ramadani nuk heziton të flasë për vështirësitë dhe pengesat në jetë.

“Unë kam lindur në Gjermani, por im atë donte që të riktheheshim në Kosovë. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse nuk kishim asgjë. E ndihmoja babanë për të shitur fruta, por nga aty rruga drejt futbollit bëhej e vështirë. Ai nuk kishte shumë besim se do bëhesha lojtar, por më vonë më mbështeti”.

“Medon Berisha, shoku i skuadrës- Këndojnë gjithmonë korin për mua dhe Medonin. Jam te Leçe prej 3 vitesh dhe e njoh mirë Berishën. Ka goditje dhe kualitet që pak futbollistë e kanë në Serinë A. Krijon shumë raste. Na mungon shumë, por shpresoj që do të rikthehet shpejt” tha Ylber Ramadani, mesfushor i Kombëtares.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb