TIRANE– Prindërit e vogëlushes 2 muajshe Reanta Balliu, jeta e së cilës varet nga 26 mijë euro kanë bërë sërish apel për ndihmë përmes studios së rubrikës ‘Opinion’ në ‘News24’. Deri tani janë mbledhur vetëm gjysma e shumës së nevojshëm për transplantim. Taulant dhe Mbaresa Balliu u shprehën se situata është emergjente dhe vajza ka nevojë për transplant sa më parë, pasi koha nuk pret. Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të. Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë.

Prindërit e saj, Mbaresa dhe Taulant Balliu kanë tre ditë që e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë. “Falënderoj të gjithë shqiptaret që kanë kontribuar deri tani, kemi shpresë se do arrihet shuma e nevojshme për transplantin”- tha Mbaresa Balliu.
reanta e vogel
Më tej ajo u shpreh se mjekët vunë re anomalinë e vajzës në muajin e 6 të shtatzënisë, por nuk mund të ndërhynin në atë periudhë. “Reanta është diagnostikuar me këtë problem që në muajin e 6-të të shtatzënisë. Në fillim ishim në Krujë, më pas jemi transferuar në Tiranë, ajo lindi 2 kg e 550 gram përmes lindjes cezariane në javën e 34 të shtatzënisë. Pas lindjes, vajza iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale duke i hequr 70% të zorrës së hollë. Operacioni shkoi mirë, por prindërit nuk na dhanë shumë shpresa se do të jetojë”- thanë prindërit e vogëlushes.

Babai i Reantës tha se kanë mbajtur në bllok të gjitha momentet që po kalojnë më vajzën. “Kemi mbajtur në bllok të gjitha datat dhe momentet që kemi kaluar me Reantën. Jemi munduar të shkruajmë gjithçka aty, për temperaturën, qumështin etj. Vajza ka nevojë për mbështetje, pasi duket sikur na kupton dhe reagon përmes lëvizjeve. Ajo qan shumë. Do ju lutesha me gjithë zemër gjithë qytetarëve, mendoni si mendoni si për fëmijën tuaj, pasi një shumë sado e vogël do ishte shumë për ne”- tha Taulant Balliu.

Ju mund ta ndihmoni familjen Balliu dhe për çdo informacion mund të kontaktoni me babain e foshnjës, Taulant Balliu në numrin 069 3196553 ose të kontribuoni në numrat e llogarisë në Credins Bank:

EURO- Al 62 2121 1322 – 0000000000883096
USD- Al 08 2121 1322- 0000000000883098

Raiffaisen bank:
Mbaresa Balliu- Al: 40202130080000000030614439
Tel.0699151933

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: