Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm, kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, mbi çështjen e integrimit.

Editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit.

Por sipas demokratëve kjo kërkesë bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe kërkojnë sqarime nga kryeministri për këtë iniciativë.

Në kërkesë theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb