Dy vatra zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Lukovë, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Njëra prej vatrave ndodhet poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes, në afërsi të zonës së banuar.
Sipas banorëve, terreni ku ka rënë zjarri është veçanërisht i rrezikshëm, për shkak të afërsisë me banesat dhe vështirësive për ndërhyrje.
Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të ndihmojnë në izolimin e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
