Forcat e Mbrojtjes së Izrael (IDF) njoftuan se pak më parë identifikuan raketa të lëshuara nga Iran si kundërpërgjigje ndaj territorit izraelit, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael këtë të shtunë. Pas këtij paralajmërimi, sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun.

IDF kërkoi nga publiku të ndjekë me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, ndërsa Forcat Ajrore të Izraelit po ndërhyjnë për të neutralizuar raketat dhe për të eliminuar kërcënimet aty ku është e nevojshme.

“Pak kohë më parë, sirenat u dëgjuan në disa zona në të gjithë vendin pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt Shtetit të Izraelit.
Publikut i kërkohet të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në këtë kohë, Forcat Ajrore Izraelite po operojnë për të kapur dhe goditur kërcënimet aty ku është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin. Mbrojtja nuk është hermetike, dhe për këtë arsye është thelbësore që publiku të vazhdojë t’i përmbahet udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm. Publikut i kërkohet të vazhdojë të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.”, thuhet në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: