Në garën për Këpucën e Artë 2025/26, dy yjet e futbollit botëror janë rikthyer fuqishëm në krye.
Erling Haaland i Manchester City-t dhe Kylian Mbappé i Real Madrid-it kanë kaluar Harry Kane të Bayern-it, pas dopietave të fundit të shënuara në kampionatet përkatëse.

Të dy ndodhen tani me nga 13 gola, për një total prej 26 pikësh, duke e lënë Kane-n në vendin e tretë me 12 realizime.

Pas tyre, renditen disa surpriza nga Ligue 1: Panichelli i Strasbourg-ut dhe Lepaul i Rennes, që po impresionojnë me formën e tyre.

Në ndjekje janë edhe emra të njohur si Álvarez, Greenwood, Guirassy dhe Vinícius Junior.

Në Serie A, italianët nuk mungojnë: Riccardo Orsolini i Bologna-s dhe Hakan Çalhanoğlu i Inter-it janë aktualisht golashënuesit më të mirë në kampionatin italian, me nga 5 gola secili.

Një garë që premton spektakël dhe rivalitet të madh, ku çdo gol mund të vlejë… një Këpucë të Artë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: