Man.City përfiton nga blofi i Arsenal, shfrytëzoi në maksimum ndalesën 1-1 të “topçinjve” në shtëpi përballë Brentford duke e ngushtuar diferencën në 3 pikë me kreun. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s kanë shansin të futen me kohë të plotë në garën për titull pasi më 15 shkurt përballen kokë më kokë me Arsenal.
Në “Etihad”, City kaloi pa shumë vështirësi Aston Villa-n me rezultatin 3-1, mbyllën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Katër minuta i mjaftuan për të kaluar në avantazh me Rodrin. Në të 39-tën ishte Gundogan që dyfishoi shifrat pas një asist nga Haaland. Në limitet e pjesës së parë ishte Mahrez që konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Jack Grealish. Guardiola la në dhomat e zhveshjes Haaland i cili pësoi një goditje, ndërsa në minutën e 61-të ishte Watkins që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1:
“Zhvilluam një ndeshje të madhe”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes duke u ndalur më pas te gjendja e Haaland: “Pësoi një goditje, nuk doja ta rrezikoja në një kohë kur rezultati ishte 3-0. Do ta vlerësojmë gjendjen e tij në ditët në vijim”, theksoi trajneri i Man.City.
(BalkanWeb)
