Një adoleshent në protestën para Kryeministrisë ka bërë një batutë me deputeten e PS-së Zegjine Çaushi ku iu drejtua protestuesve në shesh duke thënë ndizni blicat të na numërojë Zegjineja.

I riu vijoji humorin kur tha se ata që për kryeministrin janë strategjikë për popullin janë tragjikë.

“Sot jam këtu për të thënë se Shqipëria është e rinisë, jo e oligarkëve dhe tradhtarëve. Ky është momenti ku rinia të ngrihet në këmbë dhe të protestojë për të ardhmen e tyre. Nëse nuk doni që ju të largoheni nga këtu, protestoni. Nëse nuk doni që nëna juaj të lotojë kur ju të ikni nga Shqipëria, atëherë protestoni. Sa i përket investitorëve strategjikë, për ty o Edi Rama janë strategjikë, por për ne janë tragjikë. Të gjithë të ndezin blicat që të na numërojë Zegjineja se sa veta jemi sot. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, tha adoleshenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb