30-vjeçari Sasha Trufanov, një inxhinier elektronik për Amazon, u rrëmbye më 7 tetor 2023 nga persona të armatosur të Xhihadit Islamik Palestinez.

E fejuara e Shapir Cohen, nëna e tij dhe gjyshja e tij u rrëmbyen gjithashtu dhe u çuan në Gaza. Gratë u liruan pas më shumë se 50 ditësh, ndërsa ai vetë u lirua një vit më parë, pas 498 ditësh në robëri.

Në intervistën e tij të parë, Trufanov, gjatë një vizite në Londër, ai tha BBC Neës se me kthimin e trupit të Ran Gëilyi të hënën, të gjithë pengjet ishin kthyer.

“Është e mrekullueshme. E kemi pritur këtë të ndodhë për kaq shumë kohë. E kam mbajtur këtë barrë që kur u ktheva. Ishte si një peshë mbi supet e mia që më pengonte të kthehesha në jetën time. Edhe pse u liruam, ne nuk u larguam vërtet nga Gaza sepse miqtë dhe vëllezërit tanë ishin ende atje.”, rrëfen ai.

Por momenti ishte i hidhur për të, pasi e hëna ishte edhe ditëlindja e babait të Vitaly-t. Trufanov zbuloi se babai i tij ishte vrarë më 7 tetor, ditën kur ai u lirua në shkurt 2025, dhe kuptoi se babai i tij nuk ishte aty për ta takuar.

Trufanov dhe Cohen po vizitonin familjen në Kibbutz Nir Oz, pranë kufirit me Gazën, kur persona të armatosur palestinezë sulmuan shtëpinë e tyre. Cohen u mbështoll me një batanije dhe u fsheh nën shtrat, por të dy u kapën. Trufanov u godit me grusht dhe me thikë në shpatull. E pashë terroristin me aq shumë zemërim dhe urrejtje në fytyrë, duke mbajtur thikën, duke u përpjekur të më godiste edhe më fort”, tregon ai.

Ndërsa sulmuesit u përpoqën ta nxirrnin Trufanovin, ai arriti të arratisej për një moment, por kur ndaloi së vrapuari, u qëllua nga dy herë në secilën këmbë.

“Ndjeva një shkëndijë dhimbjeje të më përshkonte dhe rashë përtokë, pastaj njëri nga terroristët më goditi në pjesën e pasme të kokës me pushkë dhe ajo u ça.”

Kur mbërriti në Gaza, ai thotë se u rrah nga civilët dhe mendoi: “Ky është momenti kur ai do të vdesë”.

Ndryshe nga shumë pengje të tjera, ai u mbajt pothuajse tërësisht në izolim.

Vetëm për dy nga 498 ditët e robërisë së tij, Trufanov pa një peng tjetër. Ai u lirua në shkurt të vitit 2025 pas 498 ditësh në robëri. Fillimisht ai u mbajt mbi tokë, i mbyllur në një kafaz për më shumë se gjashtë javë dhe iu dha ushqim sa për të mbijetuar.

Atje, ai thotë se u sulmua seksualisht dhe një kamera e fshehtë e regjistroi duke bërë dush një herë në javë.

Kur e çuan nëntokë në tunele, Trufanov thotë se e lanë vetëm për muaj të tërë, me rrëmbyesit që i sillnin vetëm ushqim dhe më pas e lanë në një hapësirë ​​të heshtur, të ngushtë dhe të lagësht, aq të errët sa nuk mund ta shihte dorën para fytyrës.

“Mbaj mend që ndjehesha sikur isha varrosur nëntokë ndërsa isha ende gjallë. Po e humbisja shpresën. Po përpiqesha të gjeja shpresë në këtë vend. Shumë herë e humbisja plotësisht shpresën. I thoja vetes: ‘Ky është vendi i fundit që do ta shohësh të gjallë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: