TIRANE- Një tjetër gomone që tentonte të trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë është pikasur dhe ndjekur nga policia. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe Frontex u arrit të kapej gomonia dhe dy skafistët shqiptarë.

Gomonia e ndjekur nga deti dhe nga ajri me një helikopter të Fontex, u arrit të bllokohej 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce. Ajo ishte 6 metra e gjatë, ndërsa brenda saj u arrestuan edhe dy shqiptarët, të cilët kanë mundur gjatë kësaj kohe të hedhin lëndën narkotike në det

Dy skafistët shqiptarë B.H 48 vjeç, banues në Vlorë dhe E.N. 31 vjeç, banues në Vlorë, janë arrestuar nga Guardia di Finanza për veprën penale “Trafik ndërkombetar i lëndëve narkotike”.

Lënda narkotike e hedhur në det në këto momente është grumbulluar nga policia, gjithësej 28 pako të mëdha me peshë totale 506 kg.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane, po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku, si dhe për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në të dy vendet.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb