Letra dhe ndjesa publike e Vinicius jr nuk mjafton për të larguar dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij, kjo pasi në mes tij dhe Realit qëndron trajneri Alonso. Raporti mes tyre është shumë i ftohtë, për të mos thënë i krisur përfundimisht.

Shpërthimi i brazilianit në “El Clasico” ishte si rrjedhojë e një trajtimi konstant nga ana e Alonsos, në një kohë kur në 13 ndeshje vetëm në 3 raste ka luajtur 90 minuta të plota. Në kushte të tilla, edhe drejtuesit e Real Madrid nuk mund të qëndrojnë pasiv, siç bënë pas “El Clasico-s” ku nuk morën asnjë mase.

Në Spanjë, mediat shkruajnë me bindje se Reali nuk do të bëhet më pengesë në rast se në drejtim të Vinicius do të vijë sërish ndonjë ofertë siç erdhi këtë verë, ku klube nga Arabia Saudite ishin gati të investonin deri në 200 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Kjo është një shifër që Reali do ta investonte menjëherë për të arritur tek një dëshirë e tyre e vjetër, Erling Haaland.

Sigurisht t’i rrëmbesh Man.City një lojtar si Haaland nuk është e thjeshtë, për më tepër që biondi sapo rinovoi kontratën e tij me “qytetarët” deri në vitin 2034, por Perez nuk dorëzohet dhe me një buxhet të tillë në dorë do të tentojë në çdo formë të josh “bomberin” norvegjez.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb