Alban Hoxha, portieri i Partizani  e cilëson fitimin e titullit si një ndjesi mjaft të veçantë.

“Patjetër që të dalësh kampion është diçka e veçantë. Nuk të ndodh shpesh ta përjetosh këtë ndjesi. Jeta ime është e lidhur me Partizanit dhe unë e kam përjetuar dy herë. Nuk është shumë e rëndësishme të shpallesh kampion në fushë apo në stol.

Është një ditë shumë e veçantë, më pas do të shohim të ardhmen. Nuk besoj se ky do të jetë trofeu im i fundit. Kam dhe disa vite për të luajtur dhe shpresoj të luaj akoma më shumë ndeshje. Janë shumë vite që unë i kam shijuar te Partizani. Roli që do të doja te Partizani është president.

Unë nuk i kam dhënë këshilla Rexhepin sepse ishte një portier i mirë. Tek ne nuk ka ndodhur të ketë xhelozira, ne jemi miq të mirë jashtë fushe.” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: