Një nga gazetarët e parë të News24, Erl Murati, gjatë intervistës me moderatoren Megi Latifi, kujtoi përjetimet e tij, ditën që pa godinën e News24 të rrethuar nga policia ushtarake.
Ai tha se përjetoi një ndjesi keqardhjeje, njëlloj si ditën kur redaksia e News24, u zhvendos nga zyrat në qendër drejt Shkozës, që 22 vjet më parë ishte një fshat.
Murati tha se ndjesia ishte e keqe kur pa se, nuk futej dot në godinën ku kishte punuar prej 22 vitesh, pamundësia për të hyrë në zyrën e tij ku kishte kompjuterin, ndërsa brenda tij gjendeshin fotot familjare të 2 dekadave të fundit të cilat mbetën të bllokuara aty.
“Jam I emocionuar, pasi situata është e paprecedentë, ku ti gjen policinë përpara kur e di se nuk ke bërë asgjë”, tha gazetari Erl Murati.
Duke kujtuar ditën kur godina e ish-uzinës së Autotraktorave iu dha me qira News24, gazetari Erl Murati tha se prej asaj kohe kanë ndryshuar 3 kryeministra, ndërsa News24 ka qëndruar.
Erl Murati: Në kohën kur është marrë me qera godina e ish-uzinës ka qenë kryeministër Fatos Nano, më pas Berisha e sot Rama, pra cdo gjë ndryshon, ky grup mediatik do të mbetet.
Më kujtohet koha kur punoja në 2003 në Shkozë, kur shkuam për herë të parë. Isha pak I mërzitur që po shkonim nga qendra në periferi, pothuajse të gjithë mediat ishin jo afër qendrës por afër unazës së vogël. 22 vjet më parë zona ishte fshat. E njëjta ndjesi e keqe mu përsërit kur e pashë të rrethuar me policë, e sna linin të hynim në zyrat tona. Në kompjuter kisha cdo gjë personale të 2 2 viteve të punës, jam I emocionuar në këtë drejtim pasi është situatë e paprecedentë, unë kam punuar dhe në koha jonë kur kemi gjetur një dit policinë, në 2004.
Mediat janë në luftë me qeveritë, të bësh gazetarinë në Shqipëri aq sa e bukur është, aq dhe sfiduese dhe për këë arsye, sepse pushteti tenton të shtrirë tentakulat tek media. News24, BalkanWeb, Panorama kanë bërë historinë e medias shqiptare, ky grup mediatik do vijojë, edhe pse qeveritë do ndryshojnë.
