Një ngjarje e papritur ka ndodhur në stadiumin e Gori ku po luhet ndeshja mes Saburtalo dhe Partizanit. Ndeshja nuk ka filluar në kohë në pjesën e dytë për shkak të një problemi me impiantin e dritave.
Në pushimin e ndeshjes janë ndërprerë dritat në Gori, ku luhet kjo sfidë dhe gjeneratorët e stadiumit nuk përballonin dot ngarkesën për të ndezur dritat e kullave të ndriçimit. Kjo ka bërë që sfida të mos fillojë në kohë në pjesën e dytë, pasi kërkohej që të kishte shikueshmërinë optimale për një ndeshje të tillë./Panorama Sport/

