Në edicionin e sivjetshëm të “Eurovizion” u shënua një tragjedi e papritur. Një 66-vjeçar me profesion shofer kamioni Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital. Anëtarët e familjes Schëarz thanë se ndihen të habitur sesi në një festival kaq prestigjioz, në një skenë kaq gjigande, të ndodhë e tillë tragjedi. Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.

Organizatorët e Eurovizionit thanë se ishin të shokuar nga ngjarja, ndërsa shtun se do të bashkëpunojnë me hetuesit. Ndërkaq, në këtë festival të “Eurovzion”, në finale kaloi edhe Shqipëria, me përfaqësuese Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.

(d.xh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: