Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Angli, më saktësisht në Londër. Mesfushori i Përfaqësueses angleze, Ross Barkley kishte pranuar të shkonte në vizitat mjekësore tek Chelsea.

Kampioni aktual anglez kishte arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e tij për 30 milionë funte.

Por pasi arriti në qendrën mjekësore Cobham dhe filloi t’i bënte vizitat mjekësorë, lojtari i ka rënë pishman.

Sipas ‘Sky Sport’, Barkley ka refuzuar të nënshkruajë me gjigantin anglez duke ndërprerë vizitat mjekësore, shkruan tg.

Ky gjest i lojtarit është kritikuar shumë nga mediat angleze, të cilat ende nuk kanë ndonjë informatë se pse Barkley e bëri këtë gjë. Gjithsesi tani Chelsea po tenton transferimin e Danny Drinkwater nga Leicester City.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb