Eksperti Enea Janko prezantoi sot prezantojë studimin e tij të fundit mbi popullsinë shqiptare për periudhën 2025–2030. Janko i ftuar në emisionin ‘News24 Fundjavë’ të gazetares Megi Latifi, duke iu referuar të dhënave tha se popullsia rezidente në Shqipëri do të vazhdojë të bjerë, ndërsa ajo në emigracion do të rritet dhe do ta tejkalojë përfundimisht popullsinë brenda vendit.
Një analizë që tregon pasojat e këtij fenomeni mbi politikat publike, tregun e punës dhe strategjitë e kompanive prodhuese shqiptare, duke u bërë një udhërrëfyes i domosdoshëm për vendimmarrësit dhe bizneset që duan të përballojnë sfidat e së ardhmes.
“Kam studiuar popullsinë brenda vendin nga 2011, deri në 2023 dhe me radhë popullsinë në 1 janar 2024, 2025, sipas të dhënave të INSTAT. Për popullsinë i jam referuar burimeve zyrtare, vizave emigruese në SHBA apo dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Është studim i plotë. Jam treguar i kujdesshëm që të jem i saktë, pa shkuar në ekstreme. 0-14 ka rënë një përqindje sa i takon emigrimit. Janari 2026, është viti i parë që popullsia e Shqipërisë, i referohemi regjistrit të gjendjes civile jo diasporës, që është jashtë vendit, e ka kaluar atë brenda vendit.”, tha ai.
