Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të marte, ku u ekzekutua pranë banesës, Nazmi Bandula.

Gazetari Senad Nikshiqi, zbardh detajet e para të këtij krimi të rëndë. Ai raporton, se viktima Bandula ndodhej në një lokal afër banesës në momentin e ngjarjes.

Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.

Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb