Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duke thënë se dëshiron që godina të jetë e sigurt.

Ushtarët e fundit të Ukrainës në këtë qytet, janë strehuar në fabrikën gjigante dhe me ta janë edhe rreth 1 mijë civilë.

Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes.

Ai e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin.

Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2000 luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb