Emanuele Ndoj, mesfushori i Kombëtares kuqezi dhe i skuadrës së Breshias, ka zhvilluar një ndeshje fantastike në përballjen shtëpiake që “dallëndyshet” zhvilluan kundër Karpit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=84&v=64ggNH7BcuU

Ndoj, si gjithnjë titullar në formacionin e Korinit, ka qenë vendimtar për të tijtë në këtë përballje delikate.

Fillimisht shtatlarti kuqezi ka fituar një 11-metërsh pas pengimit që iu bë në zonë nga Rolando, ndërsa nga pika e bardhë nuk ka gabuar Donaruma. Në pas, mesfushori shënon me një diagonale perfekte golin e dytë për të tijtë, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të miqve.

Në minutat e fundit, Donaruma do të shënojë golin e tretë për Breshian, e cila ruan kështu kryesimin pas javës së 22-të të Serisë B dhe mban gjallë ëndrrën për t’u rikthyer në futbollin e madh të Serisë A.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb