Reperi i njohur shqiptar Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ndarë një mesazh prekës për vajzën e tij, Nina, në një postim të fundit në InstaStory, ku flet për largësinë e gjatë dhe dhimbjen e mungesës së saj.

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”,- shkruan ai, duke e shoqëruar postimin me hashtagun #shtetikorruptuar.

  • foto galeri

Prej disa kohësh, Fero ka hedhur akuza publike ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, me pretendimin se është ajo që ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë për vajzën. Ai ka deklaruar disa herë se ka kaluar muaj të tërë pa e parë të bijën dhe se çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.

Edhe pse Fero i është rikthyer muzikës, ndryshe nga sa kishte deklaruar disa kohë më parë, ka tërhequr më shumë vëmendjen me jetën private dhe peripecitë gjyqësore që, nga sa duket, dy prindërit po kalojnë për kujdestarinë e vajzës.

Ndaj Feros janë ngritur tri aktakuza për vepra penale, duke e bërë situatën ligjore të reperit edhe më të komplikuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb