Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në emisionin ‘Open’ në News24 tha se koncepti turistik sot shkon në të gjithë territorin.

Gjatë bisedës në studio, Kumbaro gjithashtu u shpreh se në 5 vitet e fundit turizmi është shtrirë përtej sezonit të verës, duke shtuar se gjithmonë e shumë shtrihet.

Sa i përket ndotjes së mjedisit, Kumbaro tha se hedhja e mbeturinave ende nuk konsiderohet si një krim mjedisor duke shtuar se edhe ndërgjegjësimi nuk funksionon si duhet.

Pjesë nga biseda në studio:

Kumbaro: Rilindja urbane ka prekur të gjitha bashkitë. Nuk kemi qenë Shqipëri turistike, por jemi bërë Shqipëri turistike…E gjithë prona publike dhe private është rivlerësuar.

Kikia: Në sukses nuk mund të shkohet duke nxjerrë njerëzit në rrugë. Nëse diku ndalon makinën parkon keq brenda 10 sekonda ke dy policë, ndërsa për një thes mbeturina që hidhet nga dritarja s’ka asgjë.

Kumbaro: Sepse askush s’ka denoncuar. Nuk e quajmë ende krim mjedisor hedhjen e shishes nga makina dhe e kemi këtë problem. Kryetari i bashkisë Krujës, Poliçanit janë ndëshkuar me gjobë për ndotjen e mjedisit. Kjo nuk është për keqmenaxhim nga ana e bashkisë…Problemi nuk zgjidhet duke i thënë bashkisë pastroje ti…

Shehu: Çështja me rëndësi në turizmin shqiptar është krijimi i hapësirës turistike jo vetëm për një apo dy muaj. Krahasuar me rajonin ne kemi probleme me shërbimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: