ELBASAN – Nga një studim i bërë për ndotjen, në mënyrë të pabesueshme Elbasani del një qytet brenda parametrave përsa i përket ndotjes së ajrit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, po bëhet i ditur një studim për këtë çështje.
Nëse deri më sot të gjithë mendonim se Elbasani ishte një qytet i tejndotur, në realitet nuk del kështu, pasi nga matja e ndotjes së mjedisit në Elbasan, ky qytet është brenda parametrave të ndotjes dhe standarteve Europiane. Treguesit e ajrit janë brenda normave.
Në rrugët apo zonat e ndotura në orare të caktuara pritet të bëhet ndalimi i automjeteve, për të ulur akoma më tej nivelin e ndotjes në qytetin e Elbasanit. Pikat ku është kryer monitorimi i ajrit janë Stadiumi, Universiteti, Bashkia, lulet. Nuk janë dhënë shpjegime pse nuk është monitoruar zona e banuar pranë zonës industriale ku problematika e ngritur është jashtëzakonisht e madhe. Nuk ka monitorim në lagjen “Skënderbej” ku është ngritur fusha e re e grumbullimit te mbetjeve urbane dhe fabrika e përpunimit të tyre
(e.f/BalkanWeb)
