Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Prime në News24 zbuloi një bisedë që ka zhvilluar me avokatin e Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj.
Hoxha u shpreh se Veliaj dhe Ndreca janë vendosur tashmë “përpara togës së pushkatimit”.
Sipas tij, përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka nisur që në shtator, kur Veliaj u rikthye si kryebashkiak.
Artan Hoxha theksoi se kur i ndodh kjo kryebashkiakut të Tiranës, vetëm mund të imagjinohet se çfarë dhune ushtrohet ndaj të burgosurve në burgjet e vendit.
Artan Hoxha: Kam biseduar sot me Plarent Ndrecën. Fola për atë që po ndodh.
Kryeministri i ka vendosur para ‘togës së pushkatimit’, atë dhe Erion Veliajn. Kreu i qeverisë ta ngushton lakun kaq shumë, sa ti ta heqësh qafe veten. Ndreca më ka thënë se ka folur me njerëz pranë kryeministrit. Kjo ka ndodhur që në muajin shtator, kur Veliaj u kthye në krye të Bashkisë së Tiranës.
Që nga ai moment, Veliaj ka bërë shkarkime. Ka shumë vendime, që nuk merren dot pa firmën e Erion Veliajt. Fakti që Rama dërgoi ministrin e Drejtësisë, tregon se i ka konsumuar rrugët e tjera.
Jemi në pikën që dhuna e policisë ndaj studentëve nuk është asgjë. Kur kjo i ndodh Veliajn, vetëm imagjinoni se çfarë ndodh nëpër burgje, si kërcet dajaku.
