TIRANË- Sekretari i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, Besim Ndregjoni i ftuar sot në studion e lajmeve në News 24 sqaroi revoltën dhe protestën e sotme e cila kulmoi me tentativën për të shembur mburojën e bunkerit pranë ministrisë së Brendshme.

Duke sqaruar këtë protestë, Ndregjoni kundërshtoi me forcë çdo tentativë që sipas tij revokon të shkuarën diktatoriale. Pikërisht për këtë arsye siç tha ai të përndjekurit i janë drejtuar sot mburojës së bunkerit për ta shembur.

“Këta Janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, nuk kanë ndërgjegje kombëtare. Ne sillemi në mënyrë njerëzore, ti për çfarë më kënaqesh me këtë bunker? Si kënaqesh me fotot e Enverit ti kryebashkiak që ke 40 ditë në atë karrige”,- tha ai. Ndërtimi i këtij bunkeri për Ndregjonin nuk përçon ndonjë mesazh.

Sipas Ndregjonit, shteti për antikomunistët është inekzistent. “Balilat e Enver Hoxhës ndërtojnë bunkerë, nxjerrin fotot e Enver Hoxhës në festë shtetërore. Në Gjermani ta bësh këtë me fotot e Hitlerit dënohesh”.

“Harrimi i krimeve komuniste solli këto krime që ka çdo ditë. Nuk u dënuan krimet e djeshme, sot krimi është rrugës… Një kombi që i humb kujtesa, memoria, ai komb do të ketë gjithnjë kaos dhe veprime hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit”,- shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: