Komisioni i Garave njofton opinionin se ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të zhvillohet më 22 maj (e enjte), në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Data e finales është ndryshuar pasi më 21 maj zhvillohet finalja e UEFA Europa League.
Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në ëebsite-n zyrtar.
