Djemtë e këngëtares së njohur Britney Spears, Sean Preston Federline dhe Jaden James Federline, thuhet se kanë nisur të përdorin mbiemrin “Spears”, duke lënë pas mbiemrin e babait të tyre, Kevin Federline. Megjithatë, sipas Us Weekly, ky ndryshim nuk është formalizuar ende në dokumente zyrtare.

Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për familjen, vetëm disa ditë pasi këngëtarja ndau në Instagram fotografi të rralla me dy djemtë e saj, duke shënuar një ribashkim publik pas vitesh distance. Në imazhet e publikuara, ata shfaqen të buzëqeshur në një varkë, me Spears në qendër. Britney Spears u bë nënë në vitet 2005 dhe 2006 gjatë martesës me Kevin Federline, nga i cili u divorcua në vitin 2007. Për disa vite, marrëdhënia me djemtë ishte e ftohtë, sidomos pasi ata u zhvendosën në Hawaii në vitin 2023 me babanë e tyre.

Së fundmi, ata janë rikthyer në California dhe raportet mes tyre janë përmirësuar ndjeshëm. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se djemtë po qëndrojnë pranë nënës së tyre dhe po e mbështesin, edhe pas incidenteve të fundit që ajo ka përjetuar. “Fëmijët po rriten dhe e duan nënën e tyre në jetën e tyre. Britney është shumë e lumtur dhe ndihet mirënjohëse që i ka pranë,” tha një burim për mediat.

Një tjetër burim shtoi se afrimi me djemtë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen emocionale të këngëtares: “Ata duan më të mirën për të dhe besojnë se kjo marrëdhënie do ta ndihmojë. Ajo është dukshëm më e lumtur tani që i ka në jetën e saj.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: