Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Juglindjes. Kryekomisar Mark Gjonmarku është emëruar në detyrën e shefit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.
Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Ndërkohë, Klemend Pikuli, i cili prej më shumë se dy vitesh ka drejtuar Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë, është emëruar në një pozicion të ri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndryshimet vijnë në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë në juglindje.
