Ndryshime në Premier League. Kampionati elitar anglez po përgatitet të vendosë një kufi, sa i takon shpenzimeve. Shumica e klubeve, në fakt kanë votuar në favor të prezantimit të një plani për uljen e kostove, duke filluar nga sezoni 2025-26.

Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa votuan kundër idesë, ndërsa Chelsea abstenoi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 16 skuadrat e tjera janë në favor të vendosjes së një limiti, çka do bënte që ekipet të mund të shepnzojnë vetëm pesëfishin e të ardhurave nga reklamat dhe televizionet.

Në bazë të projektit, duke mbajtur të paprekur konkurrencën e klubeve angleze në Evropë, ekziston ideja e zvogëlimit të hendekut midis fuqisë ekonomike të gjashtë klubeve më të pasura dhe më të rëndësishme në Premier League, me pjesës tjetër të ekipeve. Gjithsesi, përderisa akoma nuk ka diçka zyrtare, gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze!

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb